Sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.
Në orën 10:00, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, bën shqyrtimin dhe miratimin e draft-Planit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024.
Në orën 10:00 Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.
Ndërkaq në oën 11:00 Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton planin vjetor të performancës të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Po ashtu, në orën 11:00 Komisioni për Integrime Evropiane mban mbledhje. Në rend dite është votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me BE-në mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së “Qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat” etj./Arbresh.info/
Shpërthim epidemik në anijen me 1822 pasagjerë, disa prej ty...
Kumbaro: Nisim programin mbi menaxhimin e qëndrueshëm të mbe...
Balluku: Vendosen tabela informuese në Levan-Damës për orien...
Danimarka po vëzhgon anijen kineze që dyshohet për sabotimin...
SHBA vendos veton për një projekt-rezolutë për armëpushim në...
NATO mban stërvitje të mëdha në Arktik