Real Madrid ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Leipzig, në kuadër të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
E tërë ndeshja u përcoll me një ritëm të lartë ku rastet nuk munguan si për Real Madridin ashtu edhe për Leipzigun.
Vendasit në fakt arritën që të kalojnë në avantazh përmes Benjamin Seskos (2’) por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. I njëjti lojtar pati edhe një mundësi tjetër shënimi në minutën e dhjetë, por Lunin ia mohoi golin.
Real Madridi shtoi intensitetin e lojës në pjesën e dytë dhe kjo iu shpërblye atyre me një gol.
Brahim Diaz (48’) pas një aksioni të bukur individual shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 madrilenëve.
Dani Olmo (71’) bëri një goditje shumë të fortë, por edhe një herë tjetër Andriy Lunin nuk lejoi që të mposhtej.
“Los Blancos” patën mundësinë që të dyfishojnë rezultatin, por goditja e Vinicius Junior (72’) u ndal nga shtylla.
Leipzigu pati edhe një rast të artë shënimi me Benjamin Seskon (85’) të cilit edhe një herë tjetër iu mohua goli nga Lunin.
Real Madridi kështu arriti ta menaxhojë epërsinë e krijuar në fillim të pjesës së dytë dhe mori fitoren e vlefshme në udhëtim para sfidës së kthimit që do të luhet në “Santiago Bernabeu” muajin e ardhshëm./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...