Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim.
Hoti me anë të një postimi në Facebook, u shpreh se marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, nuk nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve.
“Deklarimet e Ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit duhet të merren me shumë shqetësim. Marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në janë ekzistenciale. Kush nuk e kupton këtë nuk e meriton të jetë në krye të institucioneve. “, shkroi ai.
Më tëj, deputeti opozitar tha se bartësit e institucioneve të vendit e kanë për obligim të mirëmbajnë këto marrëdhënie të pacenueshme.
“Keq. Në prag të përvjetorit të pavarësisë, do të duhej të merrnim mesazhe urimi.”, përfundoi ai.
Ndryshe ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien thotë se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.
Në një intervistë për Shërbimin Shqip të Zërit të Amerikës, O’Brien thotë se me këtë qëndrim, qeveria e Kosovës ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara. “Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, tha ai./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...