Muja: Kam shënuar golin e parë në ndeshjen e parë, ndihem si në shtëpi

15:19 | 13 Shkurt 2024
D.H

Arbnor Muja gjatë këtij afati u transferua nga Antwerpi tek skuadra turke Samsunspor.

Ai dje debutoi me këtë skuadër dhe arriti të shënoj gol, shkruan Arbresh.info.

Pas golit në një intervistë për mediat turke ai u shpreh i lumtur me fitoren gjithashtu me golin e shënuar.

“Mendoj se ishte ndeshje e vështirë dhe jam i lumtur që fituam. E kam ditur që një atmosferë e tillë na pret në stadium, pasi kemi tifozë të jashtëzakonshëm. Jam po ashtu shumë i lumtur që jam lojtar i Samsunsporit. Kam shënuar golin e parë në ndeshjen e parë dhe kjo më bëri shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht Muja pas ndeshjes.

Tutje Muja tha se edhe pse është për një kohë të shkurtër në skuadër ndjehet si në shtëpinë e tij.

“Jam për kohë të shkurtër këtu, për vetëm tri ditë. Por, ndihem mirë, ndihem si në shtëpi. Bashkëlojtarët, stafi i klubit dhe trajnerët janë faktor i madh që më bëjnë të ndihem kështu”, vazhdoi ai.

Teks për fund ai potencoi se do të punojnë që të ketë sa më shumë rezultate pozitive.

“Jam i lumtur për këtë. Nuk është e lehtë të adaptohesh kaq shpejt, për vetëm një apo dy ditë. Do të punojmë shumë që të vazhdojmë me rezultate pozitive”, përfundoi sulmuesi shqiptar.

Muja shënoi golin e dytë të ndeshjes në fitoren 2-0 të skuadrës së tij ndaj Antalyasporit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme