Google ADS

Në zonën 50 voziti 151 km/h, gjobitet me 300 euro dhe i konfiskohet patentë shoferi për tre muaj

14:02 | 13 Shkurt 2024
K.B

Policia e Kosovës ka gjobitur shoferin, A.H i moshës 21 vjeçar, i cili në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h.

Ndaj të njëjtit, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Policët e Njësisë së Komunikacionit Rrugor me datën 13.02.2024 në ora 03:20 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez, kanë ndaluar shoferin A.H (M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h, ka zhvilluar shpejtësi 151 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, njofton policia.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit rrugor.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme