Nënkryetari i Listës Serbe, Dragisha Miloviq, ka vazhduar narrativën ruso-serbe që u zhvillua në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ku u diskutua për “ndalimin e dinarit serb në Kosovë”, duke thënë se gjoja në atë takim kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është i vetmi përgjegjës për situatën e brishtë të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, shkruan The Geopost.
Në protestën, e cila u mbajt të hënën në veri të Mitrovicës dhe u thirr fillimisht nga pensionistët serbë për të protestuar kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për të njohur euron si monedhën e vetme në Kosovë, Milenoviq tha se “në “Në Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 13 nga 15 shtetet anëtare pajtohen se Albin Kurti është ai që krijon probleme dhe shkakton trazira”, nuk përmendi deklaratat e përfaqësuesit amerikan që fajësoi Serbinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
“Ky është rasti të themi se nuk pajtohemi me vendimet e Albin Kutit, këto vendime vetëm sa e përkeqësojnë situatën në veri. Dhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u tha se 13 nga 15 (nga shtetet anëtare) janë pajtuar që Albin Kurti ka qenë ai që ka krijuar probleme dhe ka shkaktuar telashe”, tha ai.
Ai vazhdoi propagandën ruso-serbe dhe tha se serbët gjoja po “luftonin për mbijetesë”.
“Ne jemi vëllezër dhe motra, të vendosur për paqen, po luftojmë për mbijetesë, duam që fëmijët tanë, si të gjithë fëmijët në botë, të mund të arsimohen, të luajnë sport dhe të kenë përmbajtje kulturore, dhe ju e keni përjetuar këtë për 25 vjet, nuk kemi asgjë nga këto, pavarësisht gjithçkaje duhet të insistojmë, siç është thënë këtu, ne jemi në tokën tonë, Askujt nuk i kemi marrë asgjë dhe të gjitha këtyre provokimeve, siç tha Vladika Teodosije, duhet t’u përgjigjemi me qetësi dhe krenari. Unë sinqerisht shpresoj se do të ketë drejtësi për ne serbët dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të thotë njëherë e mirë për shkatërrimin e serbëve që jetojnë në Kosovë”, pohoi ai.
Kujtojmë se ishte përfaqësuesja e SHBA-së në Nju Jork, Linda Thomas-Greenfield, e cila deklaroi të enjten se vendi i saj mbetet i përkushtuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për autorët e sulmit terrorist në Banjska. Ajo bëri thirrje për shtyrjen e vendimit të Kosovës për heqjen e dinarit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...