Po intervistohej në prokurori, rëndohet gjendja emocionale e njërit nga të dyshuarit për vrasjen e18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu

11:54 | 13 Shkurt 2024
R J

Në Prokurorinë Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimi i njërit nga të dyshuarve, për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.

E.K para prokurorisë është mbrojtur në heshtje, duke thënë se qëndron prapa asaj që ka deklaruar në Polici.

Për Arbresh.info ka folur avokati mbrojtës i të dyshuarit, Skender Musa, i cili tha se klienti i tij ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe është i tronditur për ngjarjen që ka ndodhur.

Për këtë rast në Prokurori do të intervistohet edhe i dyshuari tjetër, po ashtu i mitur./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme