Juventus u mposht mbrëmë nga Udinese me rezultat minimal 1-0 në “Allianz Stadium”.
Pas kësaj humbje, “Zonja e Vjetër” ka zbehur gjasat për të triumfuar në Serie A, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri i Juventusit, Allegri komentoi humbjen ku duket i dorëzuar tashmë në garë me Interin.
“Ky është një moment i veçantë, më vjen keq që morëm vetëm një pikë në tri ndeshje. Mbetemi të qetë, sepse kemi një objektiv të rëndësishëm për të arritur, pjesëmarrjen në Champions. Nuk janë 15 ditë të shkëlqyera mes ndeshjes në Empoli dhe takimit me Udinesen, por kjo nuk duhet të hedhë poshtë punën e bërë deri tani, që është e jashtëzakonshme. Këto momente të forcojnë”, tha Allegri.
Tutje ai shtoi se si objektiv kanë rikthimin në Champions League.
“Përpjekja për të rivalizuar me Interin ishte një nxitje e rëndësishme për ne, por ata janë ndërtuar prej vitesh për të fituar titullin dhe po bëjnë një kampionat të jashtëzakonshëm. Ne kemi një rrugë tjetër, duhet të kthehemi në Champions League”, theksoi ai.
Në fund ai thuri lavde edhe për skuadrën rivale të Interit.
“Kur fituam nëntë kampionate, Juvja ishte skuadra më e fortë dhe ishte normale të fitonim, edhe pse gjithmonë ishte e vështirë. Interi po mban një ritëm të jashtëzakonshëm dhe meriton vetëm komplimente”, përfundoi Massimiliano Allegri.
Aktualisht Interi prinë në Serie A me 60 pikë dhe një ndeshje më pak të luajtur, teksa pas tyre vjen Juventusi me 53 sosh. Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit