Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, mori pjesë në takimin përmbyllës “Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, kontribut për paqen dhe sigurinë globale gjatë kohërave më sfiduese”.
Hasani theksoi se Shqipëria e mori mandatin në një kohë të vështirë për botën, megjithatë arriti t’i realizojë me sukses detyrat e saj.
Ministri shtoi se me mandatin e suksesshëm, u tregua se edhe vendet e vogla mund të kontribuojnë. Ai u ndal edhe tek agresioni rus në Ukrainë, teksa shtoi se Shqipëria tregoi në Këshillin e Sigurimit gadishmërinë për të kontribuuar.
“Unë sot dua t’i bëj një falenderim të posaçëm të gjithë atyre që punuan për ta kthyer këtë mandat në një histori suksesi. Ka një të vërtetë themelore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Vendet e vogla si Shqipëria ndonjëherë janë të destinuara të jenë dëshmitare të ngjarjeve. Ka një fushë ku vendet e vogla mund të konkurrojnë me vendet e mëdha të botës dhe kjo është fusha e ideve dhe e parimeve. Besoj kjo zgjedhje për të kontribuar në Këshillin e Sigurimit me ide, ka qenë çelësi i suksesit tonë. Shqipëria diti të tregojë se ka çfarë të tregojë kur i jepet mundësia për çështje që shqetësojnë sigurinë”, u shpreh Hasani./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...