Sot luhen dy ndeshjet hapëse të Kupës së Kosovës

10:26 | 13 Shkurt 2024
D.H

Gjatë ditës së sotme fillon Kupa e Kosovës që do të mbahet në qytetin e Gjakovës.

Palestra “Shani Nushi” do të jetë nikoqir i shumë dueleve të forta shkruan Arbresh.info.

Sot me fillim nga ora 17:00 do të nis çerekfinalja e parë ndërmjet Trepcës dhe Istogut.

Me mitrovicasit që janë favorit në këtë ndeshje.

Kurse nga ora 20:00, nikoqiri Vëllaznimi e pret në “konak” Golden Eagle Ylli.

Këto dy skuadra u përballen edhe në çerekfinalen e Superkupës së Kosovës ku triumfoi, skuadra e Yllit.

Ndërsa sonte Vëllaznimi kërkon ‘revanshin’.

Dy përballet çerekfinale tjera luhen ditën e nesërme.

Kurse kampion në fuqi i Kupës së Kosovës është Trepça, që triumfoi në dy vitet e fundit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme