Alba Vukaj dhe Santiana Maloku ishin dy nga banoret e “BBVK” që krijuan shoqëri një shoqëri mjaft të ngushtë me njëra-tjetrën gjatë qëndrimit të tyre në këtë format.
Por mesa duket dyshja nuk e kanë më këtë raport jashtë shtëpisë.
Ka qenë Santiana ajo e cila në intervistat e saj të shumta pas daljes nga BBVK ka thënë se Alba nuk e ka përkrahur pas daljes. Alba reagoi nëpërmjet një Instastory për të gjithë historinë e prishjes së miqësisë mes tyre:
Kam parë intervistat e Santianës por nuk desha të reagoj sepse mendova se është diçka e çastit dhe jo e mirëmenduar. Më dëshpëroi sepse ishte në ditën e ditëlindjes time dhe mendoj që një urim do ishte më me vend për hir të shoqërisë që kemi pasur. Ajo po vazhdon me intervista të tilla ku fokusi i tyre është raporti me mua.
Të gjithë që e keni ndjekur Big Brother, më keni parë se sa afër kemi qenë me Santianën dhe se sa përzemër e kam pasur. Kam ndarë gjithçka me të, nga historitë e jetës personale, te shtrati, rrobat e trupit dhe deri te buka e gojës.
E kam mbrojtur dhe i kam ndenjur pranë në momentet e saja më të vështira, kur të gjithë i kanë dalë kundra, me mënyrën time, me tonin e zërit, ashtu siç i ka dalë zot vetes. Edhe pse e kam ditur që më penalizon e kam kuptuar si shihet loja e saj nga jashtë.
I keni ndjekur intervistat e mia kur kam treguar që dëshiroj të kem një shoqëri me Santianën edhe jashtë shtëpisë, mbrojtjen që i kam bërë etj. Këtë e kam bërë on dhe off camera. Nuk ekziston asnjë video duke folur unë një fjalë të keqe për Santianën as brenda as jashtë shtëpisë… gjë që s’mund të them njëjtë për të brenda dhe jashtë shtëpisë.
Nuk e kam ditur që për të dëshmuar shoqërinë dhe dashurinë për Santianën ishte dashur për t’i bërë përkrahje publike (me story) pas daljes time nga shtëpia. Rrjetet sociale mi ka menaxhuar motra deri pas provimeve.
Kam menduar që e kam dëshmuar veten tek Santiana edhe tek publiku, por siç po e shoh, të mirat gjatë gjithë rrugëtimit, edhe pas daljes, nuk kanë rëndësi aq sa ka pasur përkrahja me anë të postimeve në Instagram.
Është jashtë natyrës time të përmend të mirat që bëj për njerëzit, por është duke e tepruar me mosmirënjohjen në intervista të vazhdueshme kundër meje.
Uroj që pas këtij postimi, Santiana të fokusohet në jetën e saj, siç po bëj unë me timen.
Ky është reagimi i parë dhe i fundit i imi sa i përket kësaj teme. Santianës gjithashtu dhe banorëve të tjerë iu uroj sukses dhe çdo të mirë në jetë./iconstyle.al
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...