Google ADS

Rikthehen emocionet e Champions League, dy ndeshje shumë interesante luhen sonte

08:39 | 13 Shkurt 2024
D.H

Champions League rikthehet sonte me fazën më të rëndësishme të sezonit, ku fillon faza e eliminimit direkt.

Dy ndeshjet hapëse të kësaj faze janë Copenhagen-Manchester City dhe Leipzig-Real Madrid, shkruan Arbresh.info.

Padyshim Copenhagen është surpriza e fazës së grupeve në Champions League këtë edicion ku arriti të kualifikohet si e dyta nga Grupi A, grup ky që bënin pjesë Bayern Munich, Manchester United dhe Galatasaray.

Të drejtuarit e Guardiolës janë të kompletuar për këtë ndeshje dhe do të kërkojnë rezultat pozitiv.

“Citiziens” janë në seri të mirë prej 10 fitoreve me radhë.

Ndërkohë në sfidën tjetër luan 14 herë kampioni i Champions League. Real Madridi si mysafir i skuadrës gjermane Leipzig.

Reali me shumë mungesa ka udhëtuar në Gjermani, duke përfshirë se fundmi edhe lëndimin e Jude Bellingham i cili do të jetë mungesë e madhe në sfidën e parë të 1/8 së finales për Los Blancos.

Përveç tij mungojnë edhe Rudiger, Alaba, Militao dhe Courtois.

Leipzig u kualifikua në këtë fazë pa ndonjë vështirësi duke arritur pozitën e dytë në grupin G, ku ishte  pjesë Manchester City, Young Boys edhe Ylli i Kuq.

Kurse Real Madridi ishte liderë në grupin C që la pas Napolin, Bragën e Union Berlinin.

Të dy këto sfida fillojnë nga ora 21:00./Arbresh.info/

Të ngjashme