Zëvendësministrja Gashi priti në takim homolgun e saj nga Shqipëria

21:59 | 12 Shkurt 2024
E.G

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi priti sot në një takim homolgun e saj nga Shqipëria, Besart Kadia.

Në këtë takim, u diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve diplomatike, me theks tekbashkëpunimi për Diplomacinë Ekonomike, Publike dhe atë të Diasporës, shkruan Arbresh.info.

“Zëvendësministrja Gashi e falënderoi homologun e saj shqiptar për vizitën, duke vlerësuar bashkëpunimin e dyanshëm në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe për nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve që keto dy vende kanë ndërtuar ndër vite, duke potencuar ndër të tjerash rëndësinë e implementimit me sukses të 184 marrëveshjeve në mes dy vendeve.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas përfundimit të takimit dypalësh, Zëvendësministrat znj. Gashi dhe z. Kadia, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,  Petrit Malaj, realizuan një bashkëbisedimin me bizneset e Kosovës dhe ato të Shqipërisë në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme