Google ADS

Guvernatori Ismaili: BQK-ja s’e ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores e as nuk ka dhënë afat shtesë

21:45 | 12 Shkurt 2024
E.G

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka thënë se BQK-ja nuk e ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, e cila përcakton që euroja të jetë valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa me para të gatshme në gjithë vendin.

Ai ka thënë se BQK-ja nuk ka dhënë as afat shtesë e as nuk e ka ndryshuar rregulloren e saj.

“Më lejoni t’ju informoj se BQK nuk ka shtyrë afatin e zbatimit të rregullores, as nuk ka dhënë afat shtesë, as nuk ka ndryshuar rregulloren e saj. Plani që kemi publikuar vetëm lehtëson efektet e saj te komuniteti serb, përkatësisht mundëson rritjen e qasjes në financa dhe shërbime financiare”, ka thënë ai në emisionin “Debat Plus”,

Ai ka shtuar veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK-ja.

“Veprimet e planifikuara për këtë qëllim do të ndërmerren nga BQK dhe institucionet financiare çdo ditë brenda 3 muajsh, por nuk është dhënë asnjë afat shtesë dhe rregullorja është në fuqi nga data 1 shkurt”, shtoi më tej ai.

BQK-ja njoftoi se ka hartuar një plan të ri për zbatim të lehtësuar të efekteve të rregullores për operacione me para të gatshme në komunitete të caktuara.

Të ngjashme