Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka qëndruar për vizitë në qytetin e Vitisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se në takim me strukturat udhëheqëse të degës ka shtruar kërkesën për mobilizim partiak gjithënacional, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë qëndrimit tim sonte në Viti, u takova me strukturat udhëheqëse të degës sonë lokale, duke shpërndarë kërkesën për një mobilizim të gjerë partiak dhe duke prezantuar planet tona për periudhën zgjedhore që po afrohet,” shkroi Abdixhiku.
Sipas tij, projektet zhvillimore nga partia në pushtet nuk kanë për të ardhur asnjëherë duke shtuar se zhvillimi nuk është synim.
“Teksa po futemi në vitin e katërt të pushtetit popullist, me plot 12 miliardë euro të menaxhuara në vetëm katër vjet; për qytetarët në çdo anë po bëhet gjithnjë më e qartë se shenjat e mëdha, ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë. Sepse zhvillimi nuk është synim. Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë!”, ka shtuar ai.
Abdixhiku shtoi se po vendi po udhëhiqet nga olitika të vazhdueshme përplot simbolikë.
“Aso të zhurmshme që marrin vëmendje dy-tre muajshe, por s’japin një ndryshim të vetëm për t’u mbajtur në mend; as në ekonomi, as në infrastrukturë, energjetikë, arsim, shëndetësi, sport apo kulturë. Zero ndryshim!”, tha ndër të tjera kreu opozitar.
Kreu i LDK-së ka shtuar se Rruga e Re është zgjidhja.
“Koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetë peng kolektiv i popullizmit simbolik. Rruga e Re është zgjidhja! Le të flasim për zhvillim! LDK do të qëndroj në çdo qytet e fshat, për të shpërndarë mesazhin tonë të qartë. Strukturat tona janë gati! Lidhja është gati!”, përfundoi ai./Arbresh.info/
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...