Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se e ka të vështirë të procedojë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kurti në një intervistë për mediumin prestigjioz amerikan Bloomberg ka thënë se Serbia ka shpërfillur marrëveshjen e vitit të kaluar dhe ka injoruar aneksin e zbatimit të nënshkruar në Ohër, shrkaun Arbresh.info.
“Kjo tani është kthyer në të ashtuquajturin vetëmenaxhim të komunitetit serb, është neni 7 të Traktatit Bazë që kemi bërë vitin e kaluar. Ai ka gjithashtu një aneks zbatimi nga marsi i vitit të kaluar. Por nga 11 nene, Serbia tashmë ka shkelur tetë prej tyre.”, tha Kurti.
“Dhe në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, zonja kryeministrja Brnabiq nga Serbia i dërgoi një letër BE-së duke thënë se në thelb po tërhiqen nga marrëveshja. Pra, për mua është shumë e vështirë të vazhdohet më tej kur nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, nuk e respektojnë, bëjnë shkelje dhe në fund kanë dërguar një letër ku thonë se nuk i binden më.”, tha ndër të tjera shefi i qeverisë.
Gjatë kësaj interviste ai foli edhe për Rregulloren e BQK-së për dinarin duke thënë se nuk do të hiqet dorë nga vendimi që vetëm euroja të jetë valuta për pagesa në Kosovë, por tha se po respekton kërkesat e faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.
“Nuk mund ta zhbëjmë këtë vendim. Pra, ata kërkuan për më shumë kohë dhe ne po u japim më shumë kohë. Tani, edhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë po thonë se rregullorja është ligjore sepse po lufton financimin e terrorizmit, aktivitetet e paligjshme, por ne nuk duhet të ngutemi shumë në zbatimin e plotë. Dhe kështu do të veprojmë gjatë shkurtit”, tha Kuti.
Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila përjashton valutat e tjera, përfshirë dinarin serb, për pagesa./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?