Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka ndarë certifikata për 30 këshilltarë të karrierës-niveli i V-të, të Qendrës së Kompetencës në Prizren, me ç’rast ka thënë se, pajisja e këshilltarëve të karrierës me certifikata është një arritje të madhe dhe rezultat i punës së përbashkët që ka filluar nga marrja e mandatit dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Nagavci në fjalën e rastit theksoi se, synim i Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit është fuqizimi i komponentës së orientimit dhe këshillimit në karrierë, duke shtuar se, këshilltarët e karrierës kanë një detyrë serioze dhe me peshë madhore për shoqërinë dhe vendin tonë.
Sipas saj, gjatë dy viteve të fundit:
Kanë themeluar 11 qendra të karrierës me bazë me në shkollë bazuar në Memorandumet e nënshkruara me donatorë dhe në bashkëpunim me DKA-të (3 të themeluara nga AAAPARr, 6 nga projekti EYE dhe 2 nga projekti Solidar Swiss);
Kanë bërë standardizimin e modelit të qendrave të karrierës për nivelin e shkollave profesionale;
Kanë hartuar UA për funksionimin e shërbimeve të qendrave të karrierës për nivelin e shkollave profesionale;
Kanë akredituar programin kualifikues/ri-kualifikues për këshilltarë të karrierës;
Kanë zhvilluar konceptin e shërbimeve të orientimit në karrierë për klasat 6-9 të shkollave të mesme të ulëta;Kanë realizuar institucionalizimin e pozitës së këshilltarëve të karrierës për klasat 6-9 dhe 10-12 përmes kategorizimit në ligjin e pagave.
Nagavci ka falënderuar Projektin EYE dhe Qeverinë e Zvicrës, bashkëpunëtorët nga MAShTI dhe Agjencinë për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Arsimin për të Rritur, për punën dhe përkrahjen e palodhshme të Qendrës së Kompetencës në Prizren – si institucioni i parë publik i akredituar për ofrimin e programit të trajnimit për nivelin V./Arbresh.info/
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?