Gjatë ditës së sotme kanë filluar punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në qytetin e Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Kultur Rini dhe Sport, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
MKRS ka bërë të ditur se shpronësimet kanë përfunduar dhe leja ndërtimore është siguruar.
Ky stadium do të jetë i kategorisë së katërt sipas standardeve të UEFA-s.
“Kanë nisur punimet në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.
Stadiumi do të jetë i kategorisë 4 sipas standardeve të UEFA-s dhe do të përmbush të gjitha kushtet për ndeshje vendore dhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Kujtojmë se në këtë stadium Kosova luajti lojën e parë historike pas paranimin në UEFA dhe FIFA, ndaj Haitit./Arbresh.info/
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...