Google ADS

Njësia e Trafikut në Mitrovicën e Jugut po mban ligjërata në shkolla me temën ‘Siguria në trafik’

18:25 | 12 Shkurt 2024
E.G

Njësia e Trafikut  në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, përveç  angazhimeve në parandalimin e aksidenteve dhe ofrimit të sigurisë në  trafik, krahas kësaj  edhe në fushën e vetëdijesimit  po vazhdon me ligjërata neper shkolla fillore me temën ‘Siguria në trafik .

Sipas njoftimit, ligjëratat po zhvillohen  me nxënës të shkollave fillore me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’ ku kryesisht po përfshihen nxënës të shkollave fillore.

“Këto ligjërata kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë, si dhe  në lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera do të jenë të vazhdueshme.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme