Final 8 Kupa e Kosovës do të filloj nesër me datë 13 shkurt dhe do të vazhdoj deri me 17 shkurt.
Nikoqir i këtij eventi do të jetë palestra “Shani Nushi” në qytetin e Gjakovës, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj ngjarje Federata e Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me skuadrën organizative Vëllaznimin ka lejuar pjesëmarrjen e grupeve të organizuara të tifozëve.
Por duke ditur që në shumë ngjarje të tillë në basketboll, shkaku i tifozëve situata ka agravuar dhe në shumë rastë është dashur ndërprerja e lojës dhe përjashtimi i tyre nga palestra.
Për këtë arsye FBK ka vendosur disa rregulla për të gjitha grupet që do të jenë të pranishme.
“Rregullat për tifozët
Nga 13 deri më 17 shkurt do të mbahet Final 8 Kupa e Kosovës në basketboll.
Turneu i Kupës do të mbahet në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës do të ndërmerr masat e nevojshme që ky event të kalojë siç është më së miri.
Policia e Kosovës do të jetë e vendosur në perimetrin e sigurisë, me ç’rast do të bëjë filtrimin e shikuesve për moslejimin e bartjes së gjësendeve të palejuara apo të rrezikshme në portat hyrëse etj.
Gjithashtu kërkohet posedimi i dokumentit identifikues së bashku me biletë, përderisa ata që nuk posedojnë bileta nuk do të kenë mundësi të afrohen te portat e palestrës.
Ndërsa gjërat e palejuara përfshijnë:
Kujtojmë që vitin e kaluar Kupa e Kosovës është mbajtur në komunën e Rahovecit dhe ka kaluar pa ndonjë incident të rëndë./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...