Google ADS

Ten Hag pas fitores ndaj Aston Villës: Kemi rigjetur mentalitetin e duhur

16:33 | 12 Shkurt 2024
D.H

Manchester United është rikthyer me disa ndeshje pozitive, pas atij dështimi që pati në pjesën e parë të sezonit.

Skuadra e Erik ten Hag është pa humbje në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, teksa ka tri fitore me radhë në Premier League, shkruan Arbresh.info.

“Djajtë e kuq” arritën të fitonin ndaj rivali direkt këtë sezon për top katërshe, Aston Villës 2-1 në udhëtim.

Pas ndeshjes trajneri holandez Erik ten Hag u shpreh tejet i lumtur me ecurinë që po kalon skuadra e tij.

“Fitore e madhe. Më pëlqeu shumë skuadra, sidomos në 20 minutat e para. Kontrolluam ndeshjen edhe pas golit të parë, por humbëm shumë raste. Kishim disa mundësi të mira në kundërsulm”, tha fillimisht ai.

Ai më tutje shtoi se skuadra e tij luftoi shumë për të marrë tre pikët në ndeshje me Aston Villën.

“Luftuam fort për të marrë tri pikët edhe pasi rezultati u barazua 1-1. Jam i lumtur që arritëm të fitonim këtë përballje me intensitet të lartë. Në minutat e fundit u zhvillua një lojë e hapur nga të dyja skuadrat.

Ten Hag potencoi se duhet një karakter i fortë për të mposhtur Aston Villën dhe pati disa fjalë të mëdha për lojtarët që u inkuadruan nga banka.

“Më vjen mirë që kemi rigjetur mentalitetin e duhur. Nevojitej një karakter i fortë për të thyer Aston Villën në fushën e vet. Më pëlqyen edhe lojtarët që erdhën nga banka rezervë”, u shpreh trajneri holandez i United.

Aktualisht United renditet i gjashti në tabelë me 41 pikë pesë më pak se Aston Villa që është e pesta dhe gjashtë më pak se Tottenham që është i katërti.

Sfidën e radhës në Premier League Manchester United e luan si mysafir i Lutonit./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme