Final 8 Kupa e Kosovës do të fillojë nesër në qytetin e Gjakovës.
Ky event do të zgjasë nga dita e nesërme deri të shtunën ku edhe do të përcaktohet fituesi, shkruan Arbresh.info.
Klubi i Vëllaznimit si organizues i kësaj ngjarje ka dal në njoftim lidhur me detajet e biletave për sfidat e nesërme hapëse të eventit.
Tri ndeshje luhen gjatë ditës së nesërme, fillimisht luhen ndeshja gjysmëfinale e Kupës në Ligën e parë mes Borës dhe Kosovarit, ku çmimi i biletës për këtë ndeshje do të jetë 2 euro.
Ndërsa me fillim nga ora 17:00 do të filloj edhe zyrtarisht Final 8 i Kupës së Kosovës me ndeshjen Trepça-Istogu, në këtë sfidë bileta do të jetë 3 euro.
Çmim i njëjtë pritet të jetë edhe në ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Yllit, ndeshja tjetër çerekfinale që luhet nga ora 20:00.
Ndërsa sa i përket biletës VIP, klubi gjakovar ka njoftuar se çmimet në këtë pjesë do të jenë 10 euro.
Këto çmime janë fillestare dhe mund të ndryshojnë në vazhdim./Arbresh.info/
Rumunët do të kërkojnë të mos përballen më me Kosovën
Thaçi: Bajrami e kishte denoncuar projektin për të cilin po ...
Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve str...
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...