Shoqata Kundër Epilepsisë e Kosovës (SHKEK), në bashkëpunim me Shoqatën e Neurologjisë të Kosovës (SHNK), ka organizuar simpoziumin e titulluar “Epilepsia dhe Shtatzënia”, me qëllim të vënies së theksit në një pikë të veçantë të epilepsisë – thellimin e njohurive për menaxhimin e epilepsisë në gratë shtatzëna. Hapjen e simpoziumit e kanë bërë Prof. Afrim Blyta, kryetar i SHNK-së dhe Prof. Valbona Govori, kryetare e SHKEK-së.
Fjalë rasti ka mbajtur edhe drejtori i SHSKUK-së, Elvir Azizi.
Dr. Jehona Rrustemi Bytyqi nga Klinika e Neurologjisë, ka ligjëruar për barnat antiepileptike të rekomanduara në shtatzëni dhe për parimet e përgjithshme të trajtimit të epilepsisë në gratë që planifikojnë shtatzëni, janë shtatzëna apo janë gjidhënëse. Ajo ka theksuar se cilat opsionet terapeutike janë të lejueshme dhe për cilat barna duhet të kihet kujdes gjatë menaxhimit të epilepsisë.
Kosova e ka Udhërrëfyesin kombëtar të menaxhimit të epilepsisë, i cili është aprovuar në vitin 2020 nga Ministria e Shëndetësisë. Për detajet që i përmban ky Udhërrëfyes në raport me nëngrupin e shtatzënave dhe të grave në moshën fertile ka folur Dr. Leonora Zogaj nga Klinika e Pediatrisë. Prof. Brikena Daci Elshani nga Klinika e Gjinekologjisë dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, ka rrëfyer mbi ecurinë e përcjelljes së shtatzënisë te gratë me epilepsi dhe me terapi antiepileptike. Ka nënvizuar nevojën e bashkëpunimit të ngushtë në këtë fazë ndërmjet gjinekologëve dhe neurologëve me qëllim të përcjelljes sa më të mirë të shtatzënisë dhe kontrollimit sa më efikas të sulmeve epileptike.
Ndërkaq, për menaxhimin e kësaj sëmundjeje në fazën kritike të aktit të lindjes dhe kohës rreth lindjes, ka mbajtur ligjëratë Prof. Rajmonda Nallbani Komoni nga Klinika e Anesteziologjisë dhe profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë. Ajo ka dhënë detaje për qasjen ndaj sulmit epileptik, marrjes së masave për sigurimin e funksioneve vitale dhe mundësitë terapeutike të ndërhyrjes në menaxhimin e statusit epileptik.
Në diskutimin përfundimtar, paneli dhe pjesëmarrësit e tjerë kanë diskutuar për detaje specifike të trajtimit të epilepsisë në gratë shtatzënia. Epilepsia është një sëmundje kronike e cila me trajtimin adekuat mund të kontrollohet mirë. Duke qenë se numri i personave që vuajnë nga kjo sëmundje është i madh dhe është një sëmundje relativisht e përhapur, edhe gratë e periudhës fertile preken nga kjo gjendje.
Duke qenë se planifikimi familjar dhe shtatzënia janë pikë e ndjeshme dhe e rëndësishme në jetë e çdo gruaje dhe të familjes, nevojitet konsultim i mirëfilltë dhe kujdes i shtuar në qasjen e epilepsisë në këtë periudhë jetësore.
Simpoziumi është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës ndërkombëtare të epilepsisë./Arbresh.info/
WhatsApp po punon për ta bërë më të shpejtë dërgimin e fotov...
Fitorja e Trumpit, Kokalari: Hashim Thaçi dhe të tjerët së s...
Vaji i jargavanit – Ul temperaturën dhe lufton depresionin
Pacolli tregon për festën në Mar a Lago për nder të presiden...
Kosova mposhtet në ndeshjen e parë të fazës së dytë kualifik...
Amerikanët prezantojnë një bateri për automjetet elektrike m...