Ka përfunduar protesta e qytetarëve serbë në qendër të Mitrovicës së Veriut.
Protestuesit e thirrur nga Shoqata e Pensionistëve serbë, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që e përcakton se Euro është valutë e vetme e vlefshme në Kosovë janë shpërndarë të qetë.
Qindra qytetarë serbë u mbledhën në qendër të Mitrovicës së Veriut për t`iu përgjigjur thirrjes për protestë.
Kjo protestë është thirrur nga Shoqata e Pensionistëve serbë, për të kundërshtuar rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, që e përcakton se Euro është valutë e vetme e vlefshme në Kosovë.
Protesta është përkrahur edhe nga Lista Serbe, e ku pjesë e protestës është edhe Igor Simiq.
“Evropë hapi sytë”, “UN 1244, SHBA ndihmo”, “Pensionin e kam marrë gjithë jetën, nuk ia jap Kurtit”. “Ky është okupim”, janë disa nga mbishkrimet që mbajnë në duart protestuesit, derisa ka edhe të atilla për lirimin e pjesëtarëve të arrestuar që ishin pjesë e agresionit të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, ku mbeti i vratë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...