Dy turiste belge janë shpëtuar në orët e vona të natës të së dielës pasi kishin humbur gjatë eksplorimit të fshatit Kllojkë në zonat malore të Tiranës.
Sipas njoftimit zyrtar dy vajzat kishin humbur rrugën rreth orës 15,00 dhe si pasojë kishin mbetur të izoluara në terrenin e thepisur të malit.
Grupi i punës i realizuar menjëherë organizoi një operacion kërkim-shpëtimi. Pas disa orësh kërkime intensive, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur, si dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turisteve të huaja.
Shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse iu kanë shkuar në ndihmë turistëve, duke iu dhënë ndihmën e parë mjekësore, si dhe duke i pajisur me ushqime dhe me veshje.
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...