Kryeministri Kurti udhëton për në Mbretëri të Bashkuar

09:49 | 12 Shkurt 2024
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar për qëndrim njëditor.

Gjatë këtij udhëtimi, sipas njoftimit të qeverisë, Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, raporton Arbresh.info.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar. Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme