Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

07:18 | 12 Shkurt 2024
A Z

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit. Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h., thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme