Kirurgu i njohur abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Halil Tanaj ka ndërruar jetë.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirugji, Enver Fekaj, me anë të një njoftimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai ka thënë se është humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.
“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj.
Fekaj më tej ka ngushëlluar familjen Tanaj për humbjen tragjike të dr.Halilit./Arbresh.info/
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...