Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim me Granadan 3-3, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.
Goli i parë u shënua serinë nga Lamine Yamal, në minutën e 15-të, shkruan Arbresh.info.
Më pas mysafirët e barazuan rezultatin me anë të Sanchez, në minutën e 43-të.
Granada gjeti epërsinë e parë në ndeshje pas një goli të Facundo Pellistri në minutën e 60-të, pas një asistimi nga Myrto Uzuni.
Por katalanasit reaguan shpejt dhe shënuan me anë të Robert Lewandowskit, tre minua më vonë.
Granada u rikthye sërish me gol të Miquel në minutën e 66-të.
Yamal u shfaq në skenë sërish dhe barazoi rezultatin edhe njëherë tjetër në minutën e 81-të.
Barcelona pas këtij barazimi mbetet në vendin e tretë me 51 pikë të grumbulluara, teksa Granada renditet në vendin e 19-të me 13 sosh.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...