Google ADS

Nesër protestë në Mitrovicën e Veriut për çështjen e dinarit

23:09 | 11 Shkurt 2024
E.G

Të hënën është paralajmëruar mbajtja e një proteste në Mitrovicën e Veriut nga pensionistët e komunitetit serb për të kundërshtuar vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) lidhur me dinarin.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha se kanë pranuar një njoftim për mbajtjen e kësaj proteste në orën 12:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme