Sinani: Do ta udhëheqim komunën në bashkëveprim me Prishtinën e Tiranën

21:14 | 11 Shkurt 2024
E.G

Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti  ka zhvilluar takime me bashkëveprimtarët politikë bashkë me deputetin shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberin.

Sinani me anë të një postim i në Facebook tha se do ta udhëheqin komunën me Prishtinën e Tiranën, shkruan Arbresh.info.

Vazhduam sot takimet falënderuese me njësitë 7, 8 dhr 9. Bashkë me kryetarin e PVD, Shaip Kamberin e kryetarin e degës në Bujanoc, Ragmi Mustafin, falënderuam bashkveprimtarët e këtyre njësive për angazhimin në betejën e fundit, atë të zgjedhjeve parlamentare”, ka shkruar ajo.

“Në këtë betejë dolëm fitimtarë kundër diskriminimit shtetërorë. Në betejën e rradhës bashkë do të ngadhënjejmë kundër satelitëve të Beogradit. E për të udhëhequr komunën duke bashkëvepruar e bashkërenduar me Tiranën e Prishtinën”, shtoi ndër të tjera Sinani./Arbresh.info/

Të ngjashme