Google ADS

Peci vizitoi familjen përfituese të grantit prej mbi 199 mijë eurosh nga komuna e Ferizajt

18:16 | 11 Shkurt 2024
E.G

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka vizituar familjen Aliu nga komuna e Ferizajt, përfituese të grantit prej mbi 199 mijë eurosh.

Me anë të një postimi në Facebook, bëri të dutur se ky grant është për investimin në paisje për arritjen e standarteve të sigurisë ushqimore, instalimin e impiantit për trajtimin e ujërave dhe panelet për energji efiçiente, shkruan Arbresh.info.

Ndër të tjera, Peci tha se tradita e grumbullimit dhe përpunimit në familjen Aliu daton nga viti 1979.

“Pika kryesore e grumbullimit gjendet në Prelez të Muhaxherve, ndërsa përveç saj kjo familje zotëron edhe dy pika grumbulluese të tjera, në Novobërdë dhe Shtërpc.”, bëri të ditur ai.

Ndërkaq, numri i të punësuarëve, siç njofton ministri,  varion nga 40 deri në 120 punëtorë, duke përfshirë këtu edhe punëtorët sezonal.

“Duke qenë se janë të çertifikuar me të gjitha standardet e kërkuara i gjithë prodhimi eksportohet në vendet e Bashkimit Evropian ndërsa frutat manore dhe këpurdhat eksportohen në Kanada.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Ministri i Bujqësisë njoftoi se kjo familje grumbullon mjedër, boronicë, manaferrë, dëllinjë, dredhëza e këpurdha duke shtuar se përmes grantit të fituar, do ngrisin linjën e re të paketimit për tregun vendor.

“Këto investime janë thelbësore për të pasur agrobiznese më produktive, të qëndrueshme dhe të mirëmenaxhuara.”, u shpreh ai.

“Ministria e Bujqësisë do vazhdojë përkrahjen e palëkundur për fermerët tanë, në zhvillim ekonomik të vendit!”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme