Një incident i pakëndshëm ka ndodhur me artistin e njohur, Trim Ademi, i cili është bërë viktimë e hajdutëve.
Ai ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se për shkak të një pakujdesie të vogël, ka humbur laptopin e tij personal, i cili përmbante materialin e ri artistik.
Trimi ka ndarë me fansat e tij lajmin e hidhur, duke u shprehur se kënga e tij e re, e cila ishte planifikuar për një publikim të afërt, do të vonohet për shkak të vjedhjes së papritur.
Ai ka rrëfyer se laptopin e kishte lënë në makinë dhe se grabitësit, në një moment të papërshtatshëm, kanë arritur të thyejnë xhamin e pasëm të veturës dhe të marrin pajisjen.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij pamje të veturës së dëmtuar, përcjellë me një kërkimfalje dhe mirëkuptim nga ana e tyre. /Telegrafi/
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...
PDK sot dorëzon kërkesën në Prokurorinë Speciale për hetimin...
Pas Bitcoin edhe një tjetër kriptovalutë shënon rritje