Shtëpia e Bardhë i ka hedhur poshtë komentet e bëra prej ish-presidentit amerikan, Donald Trump për mosmbrojtje të aleatëve të NATO-s nga një pushtim potencial nga ana e Rusisë, dhe i ka përshkruar ato si “të tmerrshme dhe të pavarura”.
Trump, duke e rikujtuar një takim me liderë të NATO-s, gjatë një marshi politik në Karolinën e Jugut, e ka cituar presidentin e një “shteti të madh”, që nuk ia ka përmendur emrin, duke e pyetur atë, “Zotëri, nëse ne nuk paguajmë, dhe sulmohemi nga Rusia, a do të na mbroni?”
“I kam thënë: ‘Nuk keni paguar? Jeni delikuent?’ Ai ka thënë: ‘Po, kështu ka ndodhur’. Jo, nuk do t’ju mbroj juve. Në fakt do t’i inkurajoja ata të bëjnë çfarë të duan. Duhet të paguani”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, i pyetur për komentet e Trumpit, ka thënë se “inkurajimi i pushtimit të aleatëve tanë të ngushtë nga regjimet vrasëse, është i tmerrshëm dhe i pavarur e rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë në shtëpinë tonë”.
Traktati i NATO-s e ka një pikë që garanton mbrojtje të përbashkët për një vend anëtar, në rast se sulmohet.
Trump, i cili është në krye të garës për të fituar nominimin e republikanëve në garën për president, ka qenë kritik i ashpër i NATO-s, sa ka qenë president, dhe ka kërcënuar vazhdimisht me largim të SHBA-së prej aleancës.
Ai i ka zvogëluar fondet e SHBA-së për NATO-n, dhe shpesh është ankuar pse vendi i tij është duke paguar më shumë.
Bates ka thënë se presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, që synon edhe një mandat në zgjedhjet e nëntorit, i ka rregulluar aleancat e SHBA-së, pasi e ka marrë pushtetin më 2021, duke u siguruar që NATO-ja të jetë “më e madhe dhe më e gjallë, sesa kurrë më parë”.
“Në vend të thirrjeve për luftëra dhe për promovim të kaosit, presidenti Biden do të vazhdojë të forcojë udhëheqësinë amerikane dhe të jetë aty për interesat e sigurisë kombëtare – jo kundër tyre”, ka thënë ai përmes një deklarate./euronews
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...