Erërat e forta në Prishtinë kanë shkaktuar dëmet e para sot.
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica bashkë me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të intervenuar në disa raste ku janë shkaktuar dëme.
“Deri tash kemi 5 raste ku janë shkaktuar dëme materiale si: rënie të kulmit, tjegullave e raste të tjera”, tha Fushtica.
Ai apelon që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të evitojnë daljet sidomos rreth parqeve për shkak të rrezikut nga rënia e degëve.
Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”