Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare, punimet e së cilës kanë nisur që prej orës 11:00, teksa mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura.
Pak para nisjes së Asamblesë, kryeministri Edi Rama deklaroi për mediat se në fokus do të jetë riorganizimi i partisë.
Rama nënvizoi se është i vetëdijshëm se është e nevojshme një hapje e madhe e partisë.
“Për t’iu thënë që kjo është një mbledhje pune, raportimesh dhe diskutimesh lidhur me hapat e tjerë që do të ndiqen në funksion të ekipit, për ta bërë gati për fitoren e radhës. Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm. Jemi shumë të vetëdijshëm që është e nevojshme një hapje e madhe e partisë, një përfshirje më e gjerë e atyre që kanë dëshirë të kontribuojnë. Kemi punë, për të bërë një analizë dhe për të marrë veprime të tjera. Riorganizim nënkupton lëvizje dhe ripozicionime”, theksoi ndër të tjera kreu i qeverisë./abcnews.al
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...