Trajneri i Romës, Daniele De Rossi, pas humbjes nga Interi, ka thënë se skuadra “Nerazurre” është në nivel më të lartë se sa të besuarit e tij.
Interi dje mundi në udhëtim Romën (2-4), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të Serie A.
“Nëse duam të luajmë në nivel me këta emra të mëdhenj, nuk mund ta ulim kurrë nivelin. Ata janë shumë të mirë dhe ju ndëshkojnë”, ka thënë De Rossi.
Pavarësisht humbjes, tekniku italian thotë se është krenar me paraqitjen e të futbollistëve të tij.
“Jam krenar për djemtë e mi, ata dhanë gjithçka. Ata luajtën si lojtarë të vërtetë, kundër një ekipi shumë të fortë dhe mendoj se jemi në rrugë e duhur”, ka theksuar De Rossi./rtk
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...