Një vit përpara zgjedhjeve parlamentare, socialistët do të rifreskojnë strukturat brenda partisë. Për këtë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të diel ka thirrur Asamblenë Kombëtare.
Në mesazhin që sekretari i përgjithshëm, Blendi Klosi i ka dërguar anëtarëve, thuhet se në fokus është rienergjizimi i partisë në kuadër të detyrave të lëna nga Kongresi i 8 dhjetorit.
Klosi iu ka kujtuar anëtarëve se mungesat janë të pajustifikuara dhe se pjesëmarrja është e detyrueshme.
Brenda muajit mars duhet të përfundojë zgjedhja e kryetarëve të degëve, për t’i lënë vendin më pas delegatëve të Kongresit, Asamblesë e në fund Kryesisë së re.
Euronews Albania ka mësuar se mbledhja që do të nisë në orën 11:00 do të zhvillohet me dyer të mbyllura dhe se kjo ka qenë kërkesë e vet Ramës.
Kjo është hera e dytë pas 26 korrikut të vitit të kaluar që mbledhja e Asamblesë së kësaj force politike zhvillohet jo e hapur për mediat.
Veç zgjedhjeve brenda partisë, Rama pritet të përcjell edhe mesazhe për të vetët.
Hera e fundit kur socialistët mblodhën Asamblenë ishte në 4 shtator, ku kryeministri Rama njoftoi edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua