Liverpool mposht Burnley dhe merr kreun e tabelës së Premier League

18:26 | 10 Shkurt 2024
KRG

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Burnley me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League.

Goli i parë i ndeshjes erdhi nga “The Reds” në minutën e 31-të ku autor ishte Diogo Jotas, shkruan Arbresh.info.

Mysafirët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë, ku autor i golit ishte Dara O’Shea.

Liverpooli e nisi fuqishëm pjesën e dytë ku edhe e gjetën golin e epërsisë me Luis Diaz (52’) me kolumbianin që me kokë realizoi për 2-1.

Darwin Nunez shënoi golin e radhës për Liverpoolin në minutën e 79-të të ndeshjes, duke e bërë rezultat 3-1.

Me këtë fitore Liverpooli merr përsëri kreun e tabelës në Ligën Premier me 54 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Man City në vendin e dytë me 52 sosh, por me një ndeshje më pak./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme