Jep dorëheqje presidentja e Hungarisë

18:08 | 10 Shkurt 2024
R J

Katalin Novak ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentes së Hungarisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo në një paraqitje publike pasditen e kësaj së shtunë, raporton Portofolio.hu, transmeton Arbresh.info

Dorëheqja e saj është e lidhur me një vendim të marrë nga ajo për faljen e një të dënuari për pedofili.

Së fundmi Novak ishte në Katar, më pas është kthyer papritur për në shtetin e saj, ku dhe më pas ka konfirmuar largimin nga presidenca hungareze.

Kryeministri Viktor Orban dy ditë më parë kishte paralajmëruar një amandament kushtetues lidhur me skandalin e Novak.

Sipas këtij amandamenti kryesi i një krimit nuk mund të pranojë një falje presidencialë në rast se vepra është kryer kundër të miturve./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme