Google ADS

Kurti vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup

14:07 | 10 Shkurt 2024
E.K

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, ku mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të Partisë së Socialistëve Evropian, të organizuar nga Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

Aty, ai u prit nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni të Veriut, Florian Qehaja, nga i cili u njoftua mbi punën e ambasadës, zhvillimet në shtetin pritës dhe nivelin e bashkëpunimit dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Qehaja për mikpritjen, teksa shprehu konsideratat e tij për punën e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës në funksion të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme