Dhjetë deputetët serbë të cilët janë pjesë e Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, po marrin pjesë në seanca vetëm sa për të vazhduar mandatin e tyre. Vetëm për paga, buxhetit të shtetit, këta deputetë i kushtojnë mbi 100 mijë euro për gjashtë muaj.
Megjithatë, në një deklaratë për media, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas veprimit të Listës Serbe ka thënë se ata janë duke përpiluar një kod të etikës.
Janë dhjetë deputetët e komunitetit serb që mbajnë ulëse në Kuvendin e Kosovës. 9 nga ta janë deputetë të Listës Serbe ndërkaq i dhjeti është nga Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Edhe në seancën e fundit, ata shkuan në Kuvend. U nënshkruan dhe shkuan. Këtë veprim ata e bëjnë tash e sa muaj, vetëm sa për të mos humbur mandatet.
Pa punuar asnjë minutë, për gjashtë muaj, buxhetit të Republikës së Kosovës, prezenca e tyre i ka kushtuar mbi 100 mijë euro.
Paga mujore e një deputeti gjatë vitit të kaluar ishte 1722 euro.E nga janari i këtij viti me rritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 110, një deputet merr pagë bruto 1804 euro në muaj.
Për sjelljet e deputetëve të këtij legjislativi, Kuvendi i Kosovës është duke përpiluar një Kod të Etikës.
Glauk Konjufca kryetar i Kuvendit të Kosovës tha se kjo sjellje e Listës Serbe është një papërgjegjësi të cilën ata në vazhdimësi e kanë treguar si sjellje në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Ne për t’i mbajtur më shumë në përgjegjësi jemi duke e ndërtuar një kod të etikës sepse Rregullorja e Kuvendit vërtetë bazohet në Kushtetutë dhe Kushtetuta është mjaft liberale sa i përket deputetit dhe nuk mund t’ ika marrësh mandatin deputetit. Mirëpo kodi i etikës të cilin jemi duke e përpiluar sepse Kuvendi i Kosovës ka qenë njëri nga parlamentet e vetme në Evropë i cili nuk ka kod të etikës. Në kod të etikës parashihen disa masa më të ashpra sa u përket të gjithë deputetëve të cilët nuk e ushtrojnë me përgjegjësi man datin e tyre prej të zgjedhurit të popullit”, tha Konjufca.
Nga Instituti Demokratik i Kosovës po konsiderojnë se mungesa e deputetëve serbë në seanca plenare, kuvendit i shkakton edhe një lloj humbje të legjitimitetit të duhur.
“Është shumë problematike sepse edhe në kuptimin e procesit ligjvënës mos pjesëmarrja e tyre shkakton pengesa të pa tej kalueshme. Ta zëmë projektligjet apo iniciativat legjislative që e kërkojnë edhe miratimin e shumicës nga ana e komuniteteve bëhen të pa mundura në rrethana të mos prezencës së tyre”, tha Arbër Thaçi hulumtues në KDI.
Në këtë rast Kuvendi gjendet para dy pyetjeve: Se si duhet të trajtohet mandati i deputetëve do të thotë koncepti i pjesëmarrjes së plotë që rregullorja e përshkruan, dhe a plotësohet në raste kur deputetët bojkotojnë dhe marrin pjesë në atë numrin minimal vetëm sa për të ta ruajtur mandatin.
“Ne vlerësimin tim kjo qasje nuk plotëson atë pjesëmarrjen e plotë që e kërkon rregullorja prandaj organet e kuvendit, veçanërisht ato që merren me vlerësimin e ligjshmërisë së procedurave janë përballë kësaj pyetjeje dhe përgjigjja më adekuate që do të duhej të ofronin është praktika e deputetëve të Listës Serbe nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara edhe nga Kushtetuta edhe nga rregullorja. Prandaj kësisoj mbase në periudhat në vazhdim ne nuk do të ndeshemi në bojkotim dhe njëlloj interpretimi i tillë i rregullores dhe situatës do të nxiste pjesëmarrjen e këtyre deputetëve në të ardhmen”, tha Arbër Thaçi hulumtues në KDI.
Deputetët e komunitetit serb, gjatë vitit të kaluar janë parë vetëm dy herë në seanca plenare./rtk
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?