Sot, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka publikuar rezultatet për arritjen e përgjithshme të performancës më të mirë komunale dhe sipas këtyre rezultateve të publikuara, nga 38 komunat e Republikës së Kosovës, Komuna e Rahovecit merr vendin e parë dhe është përfituese e Grantit të Performancës Komunale, në mesin e 11 komunave përfituese të Republikës së Kosovës.
Vlera e përgjithshme e Grantit të fituar për performancë të mirë komunale nga Komuna e Rahovecit, është: 1,644,744.79 €.
Me anë të një statusi në Facebook, nga faqja zyrtare e komunës së Rahovecit thuhet se përfitimi i këtij granti është dëshmi për seriozitetin, përkushtimin dhe efikasitetin e ekzekutivit komunal në Rahovec.
Ndërsda shton se komuna e Rahovecit ka edhe shumë punë para vetes, është në rrugë të drejtë dhe është shembulli më i mirë i qeverisjes lokale në nivel vendi.
Kryetari Smajl Latifi ka falënderuar për bashkëpunimin e frytshëm Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe DEMOS-in për partneritetin e mirë dhe të qëndrueshëm me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedinë dhe Norvegjinë./Arbresh.info/
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...
Inspektorati i Punës kryen kontrolle në qendra të masazheve
Huliganët rumunë kanë hedhur gjësende të forta edhe policia ...
Zvicra ndalet nga Serbia, Spanja merr fitore të madhe në Dan...
Hyn në shtëpi vëllai i Xhenetës, ajo plas në vaj sapo e sheh
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë