Lionel Messi e ka ndjekur nga stoli të gjithë ndeshjen e Inter Miamit kundër Hong Kongut, gjë që nuk i ka pëlqyer tifozëve vendas që e kanë sharë dhe tani rasti ka marrë një dimension shtesë.
Të pranishëm në stadium ishin më shumë se 38 mijë persona të cilët paguan biletat me çmimin prej 125 dollarë, të gjithë për të parë futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Në disa raste ata kanë brohoritur “duam Messin, duam Messin”, por dëshira e tyre nuk u dëgjua dhe më pas filluan fishkëllimat.
“Kur mësuam se Messi nuk do të luajë, i kërkuam pronarëve dhe drejtuesve të Inter Miamit që ta ftonin të ngrihej nga bankina, të komunikonte me tifozët dhe të shpjegonte pse ai nuk mund të luante”.
“Ata refuzuan ta bëjnë këtë. Fakti që Messi dhe Suarez luajtën në Japoni më 7 shkurt, duket si një shuplakë tjetër”, thuhet në njoftimin e Tatler Asia, kompania që organizoi ndeshjen.
Kujtojmë se Messi pak ditë më vonë luajti një ndeshje miqësore në Japoni pasi humbi ndeshjen në Hong Kong, madje media shtetërore Global Times e akuzoi futbollistin dhe klubin e tij Inter Miami për motive politike me qëllimin për të turpëruar Hong Kongun. /Telegrafi/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit