Në kuadër të angazhimeve drejt fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarë Inspektorati Policor i Kosovës ka realizuar sot një aktivitet – takim të përbashkët me qytetarët e Janjevës.
Synimi i këtij aktiviteti me temën “Inspektorati Policor i Kosovës, roli dhe rëndësia në sundimin e ligjit në Kosovë, përveç pjesës së fuqizimit të bashkëpunimit me qytetarë, ishte edhe i ngritjes së vizibilitetit të organizatës lidhur me fushë-veprimtarinë e IPK-së në përgjithësi , trajtimit të ankesave të qytetarëve, inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme etj.
Ky aktivitet është realizuar në bashkëpunim me Komitetin Lokal për Siguri Publike (KLSP) të Janjevës dhe me ndihmën e ICITAP-it.
“Gjatë diskutimit të hapur me qytetarë (nga komuniteti shqiptar dhe kroat) për fushëveprimin e IPK-së (rolin dhe autorizimet), u dhanë shpjegimet për ecurinë e procedurës hetimore në rastet që trajton IPK në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës, inspektimet dhe roli i tyre në ngritjen e profesionalizmit të policisë dhe rëndësinë e integritetit policor”, thuhet në njoftimin për media nga IPK.
Ky aktivitet është përcjellë me interesim nga qytetarët e Janjevës ku edhe janë parashtruar pyetje të cilave u kanë dhënë përgjigje zyrtarët e IPK-së dhe PK-së.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...