Pas tre fitoresh radhazi, për Romën e trajnerit Daniele De Rossi vjen prova e së vërtetës. Të shtunën pasdite në Olimpico mbërrin Interi, kryesuesit e kampionatit. Në konferencën për shtyp, trajneri i verdhekuqve theksoi se asnjë skuadër nuk mund të konsiderohet si e pamposhtur ndërsa shtoi se këtë ndeshje, ai dhe skuadra po e përgatisin me shumë kurajë.
“Po përgatitemi me shumë kurajë dhe me moralin lart për ndeshjen ndaj Interit. Çdo skuadër në botë mund të mposhtet dhe Inter nuk bën përjashtim. E dimë që ata janë më të fortët në këtë kampionat, por e dimë që ka disa aspekte në të cilat mund t’i bezdisim. Ne jemi të vetëdijshëm se jemi një skuadër e fortë dhe që mund ta mposhtim Interin.
Nëse ke shumë respekt për kundërshtarin atëherë do të thotë që ke frikë dhe kështu i humbet ndeshjet. Interi me të vërtetë është i fortë, por në një ndeshje teke mund të ndodhë gjithçka. Roma nuk ka probleme me mentalitetin sepse në organikë ka lojtarë që kanë fituar shumë, kanë fituar Botërorë, Europianë.
Nëse themi kështu atëherë i ofendojmë ata. Lukaku? Dua që të bëjë të njëjtën ndeshje si me Cagliarin. Më pëlqeu shumë sepse luajti për skuadrën. Ndonjëherë kur luan kundër ish-skuadrës ndodh që bën ndeshjen e jetës, por ndonjëherë edhe bën ndeshjen më të dobët”, u shpreh De Rossi./Ss
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...