Ministri i ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku ka dhënë lajmin e ditës.
Çeku me anë të një postimi në facebook, bëri të ditur se gjithçka është gati për nisjen e punimeve për rinovimin e stadiumin olimpik “Adem Jashari”, shkruan Arbresh.info.
Sipas ministrit, shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.
Postimi i plotë:
Gjithçka gati për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë.
E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit.
Shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, kontrata me operatorin është zgjatur, zotimi për buxhet është siguruar.
Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht. /Arbresh.info/
SHBA, mbi 160 të vdekur nga uragani Helene që goditi juglind...
Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim
Osmani takoi ministrin gjerman të Bujqësisë, flasin për bash...
Delegacioni kosovarë diskuton për anëtarësimin në KiE me kon...
Të shtëna me armë zjarri në Vushtrri, shoqërohen në polici s...
Konjufca shpreh shqetësimin për hyrjen e pakontrolluar të ma...