Arrestohet një person në Jarinjë, Policia jep detaje

14:22 | 9 Shkurt 2024
KRG

Policia e Kosovës është duke vazhduar me kontrollime dhe aksione të ndryshme në Veri të vendit, ku së fundmi, një qytetar serb, është arrestuar me dyshimin se është pjesë e xhandarmerisë serbe.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

“Po është e vërtetë e kemi ndaluar një pjesëtar serb në Jarinjë. I njëjti është ndaluar për veprën ‘fotografim i paautorizuar’, dhe është duke u intervistuar në Mitrovicë të Jugut”, ka thënë Elshani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme