KB Trepça ka konifmruar lajmin ekskluziv të Arbresh.info, për transferimin e basketbollistit Devonte Upson.
Lexo edhe:
EKSKLUZIVE/ Devonte Upson do te jetë lojtari më i ri i Trepçës
Lajmin e kanë bërë të ditur xehetarët me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mirëserdhe Devonte në qytetit e minierës” – ka shkruar skuadra e Mitrovicës.
Devonte Upson është me prejardhje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa luan në pozitën e qendrës.
Upson së fundmi ka djersitur fanellën e skuadrës turke Büyükçekmece Basketboll, ku ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të kësaj ekipe, me mesatare prej 8.7 pikë për lojë dhe 5.7 kërcime.
Gjithashtu karrier ka zhvilluar edhe te skuadra e madhe izraelite Happoel Haifa, me mesatare prej 11.3 pikëve e 5.7 kërrcime.
Upson ka luajtur edhe në disa skuadra tjera si Strasbourg, Helsinki Seagulls, Rapla, Start Lublin, Arka Gdynia, Pallacanestro Trieste, Bejing Bucks. /Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin