Tanimë është prishur koalicioni në komunën e Prishtinës mes Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ish-basketbollisti i njohur, Granit Rugova ka njoftuar dorëheqjen e tij nga posti i drejtorit në drejtorinë e Sportit të Komunës së Prishtinës, shkruan Arbresh.info.
Ai përmes një postimi a shkruar se ishte nder dhe krenari që i shërbeu qytetit të tij.
Postimi i tij i plotë:
Ishte nder dhe krenari jetësore ti shërbej qytetin tim të dashur dhe sportit të Prishtinës.
Për dy vite, i udhëhequr nga përkushtimi maksimal dhe pasioni i thellë për sportin dhe qytetin, së bashku me kolegët, sportistët, klubet dhe gjithë komunitetin e sportit, për herë të parë ngritëm sportin e Prishtinës në nivel ndërkombëtar.
Nën udhëheqjen time si Drejtor për Sport, për herë të parë fituam titullin e “Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024” dhe po ashtu për herë të parë e bëmë Prishtinën nikoqire te Lojërave Mesdhetare 2030.
Falënderoj përzemrërisht çdo person që më mbështeti në këtë rrugëtim të rëndësishëm, duke ndërtuar së bashku rrugën drejt suksesit.
Së bashku punuam me vendosmëri të palëkundur, duke qëndruar pranë sportistëve dhe duke punuar pa pushim për të avancuar sportin në qytetin tonë.
Tani, ndërsa ky kapitull i jashtëzakonshëm mbyllet, marr me vete kujtime të paharrueshme dhe një zemër të mbushur plot me mirënjohje.
Prishtinë, faleminderit për besimin, herën tjetër do të kthehemi edhe më të fortë. /Arbresh.info/
Nis konferenca për demaskimin e korrupsionit organizuar nga ...
Ripërsërit Vuçiq: Nuk do të heqim dorë kurrë nga Kosova
Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale
Prokurori i lartë mbështet lirimin me kusht të vëllezërve Me...
Murati e Ismaili takuan zëvendëspresidenten e Bankës Botëror...
Sulmet turke raportohet se kanë vrarë 27 civilë në Siri